Ashtu si në koncertet që bën në botë, edhe në Tiranë, vajzat kanë hequr të brendshmet për t’ia hedhur këngëtarit me famë botërore.
Maluma po mban sot koncertin në Tiranë me rastin e Ditës së Verës. Performaca e tij ndezi skenën duke i bërë të gjithë të kërcenin dhe këndonin, duke e shijuar në maksimum.
Veshja ishte tipike në stilin e këngëtarit latin, i cili shoqërohej nga trupa e baletit. Ai preferoi një xhup ngjyrë të gjelbër me pantallona gri në shkëlqim të kombinuara me një palë syze me skelet të bardhë. Trupa e baletit e shoqëroi Malumën duke i dhënë më shumë alegri skenës krahas zërit magjepsës.