Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Pas tërheqjes nga negociatat opozita nuk e ushtroi të drejtën e saj për të depozituar asnjë kandidaturë në Kuvend.
Mazhoranca ka deklaruar se do të presë raundin e katërt, sikundër ishin dakordësuar me opozitën, për të ushtruar të drejtën e saj për të propozuar kandidatura.
Nesër në orën 14:30 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë, jo më larg se 7 ditë.