Procesi zgjedhor i së dielës së shkuar edhe pse nxori fitues “Demokracinë e Re” të kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis, nuk i ka dhënë atij shumicën për të formuar qeverinë. Një parti duhet të marrë një shumicë prej të paktën 151 vendesh në Kuvend, nga 300 në total, për të formuar qeverinë e re.
Mitsotakis nuk pranoi që të krijojë një qeveri koalicioni dhe dhe i komunikoi Presidentes Katerina Sakellaropoulou se nuk janë kushtet për të qeverisur vendin, duke kërkuar që të përshpejtohen procedurat për të shkuar sërish në zgjedhje më 25 qershor.
Edhe lideri i SYRIZA, Aleksis Tsipras i është drejtuar sot Pallatit Presidencial, për të refuzuar mandatin që i lejon krijimin e një qeverie koalicioni, edhe pse shumë besonin në një bashkpëunim të tij me PASOK dhe partitë e tjera opozitare për të larguar Mitsotakis nga pushteti.
Në dalje nga pallati presidencial, Tsipras deklaroi se rezultati i zgjedhjeve është i dhimbshëm, si për SYRIZA-n ashtu edhe për shoqërinë greke.