Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Edi Paloka: Alibeaj dhe Bardhi u dërgojnë mesazhe demokratëve që të mos bashkohen

21:34 / April 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Edi Paloka u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se janë 3-4 deputetë, mes të cilëve edhe Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, që i çojnë mesazhe deputetëve demokratë që mos u bashkoni, gjërat do të ndryshojnë.

Paloka tha se nuk ishte në gjendje të thoshte se sa deputetë të grupit të PD në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, pasi dikush që ka thënë do vijë, më pas ka ndryshuar mendje, dhe dikush tjetër që ka thënë nuk shkoj, sot thotë do shkoj. Paloka tha se deputetët janë delegatë, ndaj nuk kanë pse të thirren me ftesa.

Gazetari Ylli Rakipi tha se deputetët Ervin Salianji dhe Ferdinand Xhaferri mund të mos jenë në Kuvend, pasi nuk janë fare në Shqipëri, ndërsa Paloka u shpreh se Salianji ka qenë pjesë e proçesit të zgjedhjeve në degët e PD, por nuk e dinte nëse ai do të ishte pjesë e Kuvendit Kombëtar të 30 prillit ose jo.

Paloka tha se nuk ka pasur asnjë letër të firmosur nga deputetët e PD, mbi atë që quhet platforma e bashkimit të prezantuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Deputetët janë kontaktuar në telefon dhe u është thënë: a jeni dakort ju që të bashkohet PD? Po kanë thënë ato. Pastaj Alibeaj doli dhe lexoi një deklaratë, gënjeu kur tha se ka firmat e 30 deputetëve, ndërkohë që askush nuk ka firmosur”, tha Paloka.

Alibeja bardhi paloka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.