Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Edi Rama, ky kryeministër që po “torturon” veten duke fituar

21:50 / October 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1697219300 1694373126ediramaairalbania123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Për të disatën herë Sali Berisha ka zbuluar se Edi Rama po nxin dhe sterros kur fiton kombëtarja. Madje ka një ekstazë kur e përshkruan këtë fillimin I dridhmave dhe nervozizmit të Edi Ramës, sa duket që është një ëndërr e gjatë e tij, ta bëj një herë nervoz, d.m.th. ta çmend duke e mundur qoftë dhe një herë. 

Nuk ja ka dal dot kësaj por me sa duket ja kanë dal lojtarët e kombëtares. Ata e çmendkan Edi Ramën duke fituar.  Për herë të parë e çmendën fare më 2016, kur shkuan në Evropian. Pastaj me fitoret e tyre në vazhdim dhe dy fitoret e shkëlqyera e Poloninë dhe Çekinë. 

Në të dy rastet Berisha ka konstatuar se sapo topi hyn në rrjet, Rama nis e dridhet, pastaj nxihet pastaj shan nëpër dhëmbë shqiptarët pastaj Shqipërinë pastaj kosovarët që luajnë në kombëtare pastaj ta të Maqedonisë dhe në fund e përfundon duke thënë “Fuck ALbin Kurtin.” 

Mënyra si Berisha e shpjegon këtë I ngjan një ëndërrimtari të madh një njeriu që ka pritur gjithë jetën e tij t’ia shkaktoj ai këtë dramë. Por ja që Edi Rama po ja shkakton vetes. Vet u investua tek sporti qysh kur erdhi në pushtet, vet u kruajt e bëri stadiume të reja, vet u mor personalisht me ekipin kombëtar, madje vet ka shkuar ka rekomanduar për trajner dhe këtë brazilianin e ndyrë që vetëm di të fitoj dhe I prish gjakun. 

Nuk ja ka fajin njeri. Edhe është antishqiptar edhe e urren kombëtaren dhe shkon e zhvillon sportin bën stadiume ndihmon ekipin dhe ata fitojnë duke I prishur gjakun.  Ishte mirë Berisha kur ishte në pushtet. Asnjë stadium, asnjë fitore, asnjë fushë sportive, madje dhe një klub  të famshëm që kishte Tirana, Klubin Partizani e mori ja dha vajzës dhe tani ka rreth 200 apartamente në pronësi. Është dhe i qetë dhe shijon fitoret e kombëtares që tërbojnë Edi  Ramën si antishqiptar. Kurse Edi Rama dhe e di veten që është “antishqiptar” dhe shkon e ndihmon kombëtaren të triumfojë. 

Ky është përfytyrimi I një foltoristi kur dëgjon Sali Berishën të thotë që “Edi Rama nxin e sterron se fiton kombëtarja”. Madje për këtë arsye vjen dhe Albini nga Kosova që të ketë të paktën një kryeminsitër dhe një ish kryeministër që gëzon.  Dhe ju thoni pastaj jo nuk fitojë se janë të përçarë, jo nuk fitojnë se ishte McGonigali, jo nuk fitojnë se i përçau Luli me Monikën, jo nuk fitojnë se I kanë vjedh Gaz Bardhit vulën etj. Po si mund të fitoj dikush që është në këtë derexhe nga mëndtë e kokës. Pa mendoni një moment sikur të fitonin dhe këta të marrë të ishin në pushtet?  Do na dukej fitorja e kombëtares si fillimi i luftës në Gaza. 

baze Rama torturon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.