Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama se ka gënjyer me pamjet e postuara nga ky i fundit, të policisë spanjolle që ndjek me shkop gome qytetarët.
Me një shënim në facebook, ndërsa poston një video, Vasili thotë se Rama ka përdorur “pamjet e shëmtuara së si policia Algjeriane shtyp opozitë, dhe ja shet shqiptarëve, si gjoja pamje nga Spanja”.
petrit vasili
Postimi i plotë:
Edi Rama mashtron.
Ai perdor pamje te shemtuara se si policia ne Algjeri shtyp opoziten dhe jua shet shqiptareve si gjoja pamje nga Spanja dhe sikur policia po rreh qytetaret per shkak koronavirusi.
Turp.
A ka prokurori ne kete vend, qe hetoje gjendjen psiqike te ketij individi kryeministër.
Ky nuk drejton më vendin,
Ky thjesht perkthen paranojat ne Vendime qeverie,policie dhe shendetesie.
Shiheni Videon pas sekonden e 20 dhe do kuptoni cfare mashtruesi paranojak dhe shume i semure eshte kryeminister i Shqiperise.