Pas Gjonajt dhe Lleshajt, ka qenë radha e kryeministrit Edi Rama për të komentuar skandalin me çështjen “Dajti”, ku gjyqtarët i hoqën dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve, pasi i pranuan gjykimin e shkurtuar.
Kryeministri i ka quajtur gjyqtarët njerëz të ligj dhe të korruptuar, por që nuk do të mund të shpëtojnë nga reformimi i sistemit gjyqësor.
“Kriminelë me kostum dhe me kravatë”, i quajti ai më tej, teksa tregoi vendosmëri se qeveria nuk do të ndalet në betejën që ka nisur edhe ndaj këtij vendimi skandaloz ku deri më tani është kërkuar shkarkimi i gjyqtarëve.
Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka komentuar skandalin me çështjen Dajti, ku gjyqtarët i hoqën dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve, pasi i pranuan gjykimin e shkurtuar.