Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Edi Rama tregon “portofolin” dhe burimet e vilës në Surrel: Jam me fat që jam burri i Lindës, e gjitha ishte idea e saj

22:55 / December 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama surrel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I pyetur për pasurinë që ka ndërtuar, Rama tha se në xhepat e tij nuk ka asnjë qindarkë që të jetë e fituar nga puna e të tjerëve.

Kryeministri Edi Rama ka treguar burimet financiare me të cilat ndërtoi vilën e tij në Surrel. Në një intervistë në “Opinion”, Rama tha se çdo gjë që ka ai sot, përfshirë edhe shtëpinë, është meritë e Lindës, sepse ajo ka qenë personi që ka pasur idenë e të ndërtuarit një shtëpi e një familje.

I pyetur për pasurinë që ka ndërtuar, Rama tha se në xhepat e tij nuk ka asnjë qindarkë që të jetë e fituar nga puna e të tjerëve.

Shtëpia ime është një nga thuajse gjysmë milionë shtëpitë që janë ndërtuar në Shqipëri. Në shtëpinë ku jetojmë ne, ngado të kthesh kokën janë vila 3-4 katëshe dhe nuk ka asnjë politikan aty. E treta, unë vetë deri ditën kur jam bërë burri i Linda Ramës dhe kam shumë fat që jam burri i Linda Ramës, unë kam pas idenë që, pse duhet të kem unë shtëpi? Unë jetoj me qira. Shtëpitë e mia me qera janë gjithmonë minimaliste. Linda kishte një tjetër ide, që shtëpia është një hapësirë ku zhvillohet historia e përditshme e një familjeje dhe ku mblidhen kujtimet dhe janë pasuri edhe e fëmijëve. Në atë kohë ajo kishte një tokë që në fillim të viteve 2000 kur nuk ishim fare me njëri-tjetrin dhe erdhëm tek ideja për ta bërë atë shtëpi. Është kontributi i saj për ta bërë atë shtëpi. Është një hapësirë e shtrirë në një kat. Ka një veçanti që muret e jashtme dhe të brendshme i ka një, por do vijë dita që me siguri do jetë pikë referimi nga pikëpamja e arkitekturës. Unë nuk kam asnjë qindarkë në xhepin tim që është fituar nga puna e të tjerëve. Për një arsye shumë të thjeshtë, se unë e kam patur shumë të qartë që në këtë botë jemi për të kaluar, jo për të ndjenjur,”- tha Rama ndër të tjera.

burimet Edi Rama lindes surrel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.