Edi Rama është shumë i zënë dhe i kërkuar. Aq i kërkuar sa as në dush nuk e lënë rehat. Në një video të publikuar nga humoristi Ermal Mamaqi, kreut të ekzekutivit nuk i mbajnë më nervat.
“Kur do flasim?” e pyet Mamaqi.
“Po mbylle mor atë gojë” dëgjohet t’i thotë me humor Rama Ermalit teksa lan kokën.
Nga dushi te makina e në studion e tij duke pikturuar, i bojatisur e i bërë pis, shefi i qeverisë ka befasuar gjithkënd më këtë dalje të tij.
“Kur do flasim” i bërtet prapë Ermali i cili nuk i ndahet kryeministrit.
Duket se Rama do të jetë i ftuar në emisionin e tij Xing, i cili do të shfaqet më 5 janar.
Ndërkohë që Rama në Instagram ka publikuar një video përshëndetëse të familjes së tij.