Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EDITORIAL-Shëngjin/ Plazhi “patriotik” këtë vit më pak pushues, shumica bukë me vete (Foto)

21:59 / August 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2sh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në plazhin e Shëngjinit këtë vit ka më pak pushues. Vëllezërit nga Kosova janë më të pakët në numër. Me siguri pandemia i ka penguar ato të vijnë nga matanë kufirit dhe detit për të pushuar në brigjet mahnitëse të Adriatikut. Edhe ata që udhëtojnë nga trojet shqiptare drejt Shëngjinit qëndrojnë më pak se vitet e kaluara. Vetëm në fundjavë ka një rritje të plazhistëve, kryesisht nga Laçi, Mirdita e Tirana.

Numri në rënie dallohet te boshatosja e hoteleve dhe shezllonëve buzë detit. Kur je një frekuentues i kahershëm i këtij plazhi kupton se këtë vit numri i pushuesve ka rënë me më shumë se 50 %. Pronarët e hoteleve ngrenë supet dhe të afrojnë çmime më të lira se sa vitet e mëparshme. Ndërkohë lokalet e shërbimit, sidomos ato që menaxhohen nga kosovarët ankohen se nuk kanë punë si vite më parë. As restorantet këtu nuk kanë punë si vitet e tjera. Janë të pakët frekuentuesit e tyre. Frika nga Covid 19 ndoshta i detyron të ushqehen nga banesat e marra me qira.

Tregëtarët ambulantë jo vetëm sfiliten nga mëngjesi në mbrëmje, por ato nuk sigurojnë të ardhura. Ulurijnë “hajde misra”, “kush do libra”, “erdhi tatuja”, “kush do fiq, nektarina, rrush”, por në të shumtën e rasteve nuk tregëtojnë gjë.

“Unë, thotë Luiza nga Shënkolli i Lezhës, prej shumë vitesh shes misra të pjekur në plazh. Më keq se sa këtë vit nuk ka bërë vaki. Ka ditë që nuk kam arritur të shes as 20 misra. Jam e sëmurë dhe dal çdo ditë. Dua të mbaj vendin e punës se ma zë tjetri dhe vitin që vjen nuk ku tregëtoj.”

Ajo dhe ambulantë të tjerë tregojnë kalvarin e vuajtjeve për të siguruar diçka nga sezoni veror, por këtë vit janë tejet të zhgënjyer, të mërzitur.

Ndërkohë mëngjesi dhe mbrëmja në Shëngjin afron tjetër. Pushuesit ecin e vrapojnë buzë detit. Kanë mësuar se jodi është shumë kurativ dhe bën mirë për shëndetin. Ndërkohë në mbrëmje kosovaret e veshura bukur lëvizin në shëtitoren e ndërtuar këtë vit nga bashkia, një investim që i ka dhënë tjetër imazh këtij plazhi.

Edhe pse këtë vit nuk pati pushues ndërtuesit vijojnë me intensitet të ngrenë pallate e objekte të tjera në shërbim të pushuesve.

4sh 1
1sh
3sh

patriotik plazhi shengjini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.