Nga Edmond Arizaj
Ka goxha patetizem tek ata qe i perbetohen Shqiperise me fjale se nuk do ta braktisin, se do ta duan ne perjetesi, se do te perpiqen qe ajo te mbrodhesoje e te progresoje. Nuk guxoj aspak te mendoj qofte edhe nje sekonde se shumica e betimeve dhe perbetimeve nuk kane dale nga zemra. Por ja qe dashurine ndaj vendit une nuk e shoh tek levdimi i Diellit, pyjeve, maleve, detit, historise, e arkeologjise. Keto jane cilesi per t’u prishur mendjen turisteve. Nuk mund t’i themi nje shqiptari ne Kukes “mos u nis” sepse ne Vlore mund te besh plazh ne nje det blu-jeshil; po nje fieraku a guxon t’i thuash “mos pri bileten” sepse ku do gjesh kenaqesi me te madhe se Valbona ne Tropoje; a nje tiransi t’i klithesh “ndal” se deboren e Dardhes s’do e shohesh kund…S’mund t’ia thuash keto nje shqiptari. As te pretendosh se ti qe nuk leviz prej vendit, e do me shume Shqiperine se ai/ajo qe zhvendoset diku tjeter. Madje jam i sigurte se ata qe kane ikur kane qene shume here me te dobishem per vendin se ata qe kane qene ketu. Minimalisht, prej mese 30 vjetesh, nje pjese e mire e Shqiperise mbijeton nga parate e emigranteve. Nese do te vazhdoja me cinizmin, do te shtoja se asnje nga ata qe ka ikur nuk ka “pasur dore” ne shkaterrimin e vendit, ne shtimin e korrupsionit, ne mosdenimin e hajduteve qeveritare, ne rritjen e varferise, ne shkaterrimin e familjes, ne disnivelin e frikshem social, ne prapambetjen e rende kulturore, ne fuqizimin e idiotesise, ne vdekjen pa lindur te meritokracise, ne perqafimin kolektiv te mashtrimit politik, ne dashurine e pakushtezuar kundrejt se padrejtes, ne dritherimen shpirterore kundrejt parase, ne absurdin gjigand se injoranca mund te jape leksione ne cdo fushe, ne vetedijen kolektive “jam me i mire se kushdo, ndaj jam mbi kedo, e bej cfare dua”…Jo vetem kaq. Por ata qe ikin, pikerisht nga keto duan te shpetojne me shume. Si mund ta besh te qendroje?! Si?! Kur nuk i jep asnje rreze drite? Kur mijera shqiptare modelin kryesor te mallengjimit dhe solidaritetit kane ate te lypesit qe vjen ne formen e loteve te dikujt pa shtepi, qe falenderon perulesisht bamiresin e veshur shik qe i con disa qeska me ushqime. Kur nga mengjesi deri ne darke duhet te hasesh e te perballesh me lloj lloj funderrinash e gjoksdalesh, qe ecin duke peshuar sa ne nje kembe ne kemben tjeter, qe flasin rende rende, qe te shohin nga karrigia ku jane ulur si Kaligula nga froni. Si pra? Ca thone, hajde protestojme. E thone pasi ne mengjes kane hedhur plehrat ne oborr, kane nderhyre tek mesuesja per nje note te mire femijes, kane mbushur xhepin e zyrtarit per legalizimin e ndertimit pa leje, kane parkuar makinen dyshe, i kane futur mjekut nje shuk parash ne xhep per nje operacion dhe teksa ulen per kafe theshethemojne se ai “ndyresira” kerkoi para. Keto vetem ne nje dite…Patetizmat me atdhedashurine kur ajrin ta mbrojne greket e ushqimet t’i sjellin serbet, sikur nuk shkojne. Aq me pak me rrefimet per lumenjte qe po i shterojne me hidrocentrale, me pyjet qe po i sharrojne, e me detin qe e mbyten me ndertime pa leje. Une vazhdoj te besoj se vendit i sherben kushdo, kudo qofte; mjafton te respektoje tjetrin, te tregoje qytetari, e te beje punen e tij pa hile e pa menduar te perfitoje prej saj. Po ta mendojme thelle-thelle, mijera e mijera shqiptare nuk “ikin nga atdheu”, por “i ikin atdheut”. Njesoj sikur shpetojne prej rrjetave te tij, pikerisht per te gjetur nje mundesi per ta ndihmuar te shpetoje ai prej rrjetave.