Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja komentoi barazimin e arritur në fushën e Islandës në ndeshjen debutuese të Ligës së Kombeve 2022. Fillimisht ai u ndal te paraqitja e skuadrës në fushën e lojës dhe më pas u ndal edhe te ndeshjet e ardhshme.
“Në pjesën e parë luajtëm një ndeshje të mirë ndërsa në të dytën patëm një “black out” dhe u dhuruam një gol. Bëmë lojën e tyre sepse ata u mbyllën dhe kërkuan të na ndëshkonin në kundërsulm. Pjesën e dytë nuk e goditëm asnjëherë portën dhe nuk treguam aspak agresivitet, edhe pse kundërshtarët ishin të fortë fizikisht. Ndoshta duhej të bënim diçka më shumë për ta fituar këtë ndeshje.
Roshi nuk ishte në gjendje të mirë sepse ka qenë me temperaturë madje nuk mori pjesë as në seancën e fundit stërvitore”.