Prej disa kohësh ish-deputeti Eduart Ndocaj dhe modelja Kejvina Kthella janë pjesë e spektaklit Dance With Me Albania.
Ata formojnë një çift shumë të pëlqyer nga publiku, sa mbrëmjen e fundit u shpallën dhe fitues.
Pasditen e sotme dyshja ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ku ndër të tjera floën dhe për marrëdhënien e tyre.
Ndocaj tregoi se përveç lidhjes së gjakut, Kejvina ishte rritur me fëmijët e tij.
“Kejvina është rritur me fëmijët e mi. Unë me të atin e Kejvinës jemi kushërinj të dytë. Kemi bashkëpunuar me të atin. Kejvina është rritur me fëmijët e mi dhe është si vajza ime”, tha Ndocaj.
“Po jemi rritur bashkë me fëmijët e xhaxhit, në Itali, dhe i thërras xhaxhi normalisht“, shtoi modelja.