Arbana Osmani po shijon disa ditë pushimi dhe relaksi para se të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë!
Moderatorja shqiptare, është në javët e fundit të shtatzënisë dhe para se të bëhet nënë sërish dhe të kujdeset për të voglin e saj, po kujdeset për dy dashuritë e mëdha partnerin Eduart dhe djalin Jon.
Ajo ka ndarë sot një imazh të ëmbël të të dyve, ku tregon se kanë një gjë të përbashkët, të zgjohen shpejt në mëngjes. Eduarti dhe Joni shfaqen duke ngrënë të dy mëngjes pranë njëri tjetrit, ndërsa Arbana filmon atmosferën e ngrohtë familjare.
