Në muajin tetor Arbana osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Diell. Vogëlushi ka ndryshuar krejtësisht jetët e tyre dhe Arbana nuk lë moment pa e treguar këtë gjë. Ndërkohë Eduartit nuk i ka rastisur të flasë shpesh publikisht pas lindjes së Diellit dhe sot i ftuar në “Ëake Up” ai ka treguar se çfarë kënaqësie është të jesh prind i një fëmije.
“Që kur shkon në shtëpi ke një kënaqësi shumë të madhe kur shikon atë, sepse që i vogël ka filluar të njohë, janë këto reagimet e para”, u shpreh Eduarti.
Kur u pyet nga Ori Nebijaj nëse ndihmon Arbanën, ai tha se këtë gjë e ka bërë edhe pa qenë Dielli, imagjino çfarë bën tani që është edhe i vogli. Regjisori shtoi se nuk e ndihmon me ndërrimin e pelenave, por kujdeset shpesh për Diellin, duke e mbajtur në krahë për ta qetësuar.
“E mbaj dhe ngaqë jam shumë i gjatë, kur e mbaj në sup ai qetësohet se i sheh njerëzit nga sipër dhe i duket vetja i rëndësishëm”, tha Grishaj duke qeshur.
Ndërsa kur vjen puna tek fakti se kujt i ngjan më shumë vogëlushi, Eduarti tha se ka karakterin të ngjashëm më të tijin.
“Dielli është shumë i mbarë, duket si babai, që fle natën, nuk zgjohet është brilant. Flet natën në 00:30 si gjithë të rriturit, por të paktën fle gjithë natën. Ditën pastaj e ke për këngë e valle”, tregoi Eduarti.