Qindra qytetarë kanë protestuar pasditen e kësaj të enjteje përpara Ministrisë së Arsimit, pas dhunës ndaj një vajze 3 vjeçe në kopshtin “Stinët” në Tiranë.
Me pankarta në duar, gra, nëna dhe fëmijë kanë kërkuar arrestimin e edukatores që dyshohet se i theu këmbën vajzës së mitur.
“Si mund të ndodhë kjo, a kontrollohen këta njerëz, a kanë certifikatë, a kanë licencë. Është e tmerrshme”, u shpreh një qytetare.
“Ajo duhet të jetë në burg, unë jam gjyshe, do të protestojmë gjithmonë”, tha një tjetër pjesëmarrëse në protestë.
Lexo edhe: Policia arreston edukatoren që i theu këmbën vajzës 3-vjeçare