Një foshnje 11-muajshe, vajza e një inxhinieri italian, është vrarë në një çerdhe në Lion të Francës nga edukatorja 27-vjeçare.
Autorja, e cila ka pranuar krimin pas arrestimit, tregoi se e spërkati vogëlushen me një substancë kaustike nga ato që përdoreshin për të zhbllokuar lavamanët dhe më pas e bëri atë ta gëlltiste.
27-vjeçarja ka rrëfyer gjatë marrjes në pyetje se vogëlushja “po qante shumë”, ndaj, sipas saj, ky ishte shkaku i vrasjes.