Çamçakëzi mund të sjellë efekte negative në organizëm, ja disa prej tyre:
Dhimbje të nofullave: Përtypja e shumtë e çamçakëzit mund të shkaktojë deformim të muskujve të gojës, kjo gjë çon në kontraktim të muskujve dhe në dhimbje të tyre. Përtypja e shumtë e tyre mund të çojë në dhimbje veshi, koke dhe dhëmbi gjithashtu.
Probleme gastrointestinale: Çamçakëzi ju bën të thithni ajër të tepërt, gjë që çon në fryrje dhe dhimbje barku. Çamçakëzi lëshon gjithashtu acide dhe enzima, si pasojë stomaku do të prodhojë më shumë acide se zakonisht. Shpesh konsumimi i tepërt i çamçakëzit çon në diarre.
Dëmton dhëmbët: Çamçakëzët me sheqer dëmtojnë dhëmbët, madje edhe ata pa sheqer përmbajnë aromatizues acidë të cilët mund të shkaktojnë erozion dentar.