Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Efektet e dëmshme që shkakton konsumimi i pijeve energjike

18:10 / January 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
received 3393037534135072
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sado që autoritetet shëndetësore përpiqen të sensibilizojnë njerëzit, e sidomos të rinjtë që të mos i konsumojnë pijet energjike, sepse u bëjnë dëm, vazhdon të mbetet i paqartë fakti se shpesh është e vështirë të interpretosh përfundimet e nxjerra nga studimet e ndryshme se deri në ç’dozë mund të jetë e dëmshme një lloj molekule. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga pijet energjike, atëherë kontrolloni me kujdes përbërjet e tyre dhe zgjidhni mes disa kategori pijesh që preferoni dhe konsumoni më pak.

Ndoshta mund të jetë i vërtetë fakti që të japin fuqi, por “akuzohen” se nxisin tensionin e lartë, takikardi, dehidratim, mbipeshë dhe obezitet, pa përmendur pastaj efektet e dëmshme kur përzihen me alkoolin, gjë që e bën dehjen më të rrezikshme, për shkak se ndërgjegjja humbet ngadalë. Pijet energjike janë protagonistet e mëdha të tregut dhe preferohen shumë nga konsumatorët, nga çdo lloj këndvështrimi.

Në fakt, këto pije nuk përmbajnë elemente të dëmshme nëse konsumohen të vetme, por bëhen shumë të rrezikshme po të përzihen. E keqja është se mania e të rinjve është të pinë pafund dhe shpeshherë i përziejnë ato me pije super alkoolike për të pasur një efekt bombë.

Dihet që përbërësi kryesor i pijeve alkoolike është kafeina: një kanoçe 250 mililitërshe përmban mesatarisht 80 miligramë kafeinë, sa një filxhan kafeje, por disa marka arrijnë deri në 200-300 miligramë, dozë që mund të shkaktojë takikardi, ankth, të dridhura, pagjumësi dhe të krijojë varësi. Përveç kësaj ka pothuajse gjithmonë stimulues të tjerë si guarana (që përmban kafeinë) dhe xhenseni; aminoacidi taurin (rreth një gram në një kanoçe pije energjike), i konsideruar si nxitës kardiak që, kur merret me sasi të mëdha, mund të shkaktojë hipertension; glukuronolaktoni që duhet të nxisë kujtesën dhe përqendrimin; inozitoli, që përmirëson humorin dhe përdorimin e serotoninës; më e rëndësishmja që normalisht asnjë konsumator nuk e di është se në çdo shishe apo kanoçe me pije energjike (dhe jo vetëm) ka rreth 9 kuba sheqeri.

efektet pijet energjike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.