Një nga terapitë më të mira, më të shtrenjta e më të pazakonta është terapia e shushunjave.
Nga 600 lloje shushunjash, vetëm 15 prej tyre përdoren në mjekësi për kurime të ndryshme.
Shushunjat mjekësore përmbajnë rreth 60 proteina të ndryshme dhe ditët e sotme është një terapi që po gjen përdorim të gjerë, sidomos nga të famshmit.
Shushunjat kanë veti të të injektojnë nëpërmjet pickimit një serum antimpikës në trup për të parandaluar koagulimin e gjakut.
Në fakt, pickimi i tyre është pa dhimbje, pasi më parë lëshon enzima, njëlloj sikur mpihesh nga një anestezi natyrale.
Pështyma e shushunjave përmban një mori lipidesh (yndyrash), të cilat janë përbërësit kryesorë aktivë në një gamë të gjerë të produkteve të kujdesit të lëkurës.
Acidet fosfatidike dhe acidet yndyrore përfaqësojnë përqindjen më të madhe të lipideve në pështymën e shushunjave. Në veçanti, aplikimi gjatë ditës është shumë rezultues për rigjenerimin e lëkurës.
Nëpërmjet këtyre specieve kurohen sëmundje të ndryshme si: trombozat, reumatizmat, dhimbjet e pjesshme të trupit, suadhet dhe gjëndrat e ndryshme në trup që papritur infektohen apo shfaqen tek njerëzit.
E testuar shkencërisht, terapia me shushunja mbetet mënyra më e mirë për trajtimin e tyre pa efekte anësore. Shushunjat lëshojnë sekrecione që përmbajnë antioksidantë, hollues gjaku (Hirudinë) dhe katalizatorë biologjikë, që përshpejtojnë shërimin e lëkurës.
Të gjithë këta elementë ndihmojnë në qarkullimin e gjakut në fytyrë dhe kurimin e gjëndrave yndyrore të dëmtuara, të cilat janë dy ndër shkaqet kryesore që nxisin dhe rëndojnë gjendjen e akneve në lëkurë.