Inflacioni në Suedi është rritur ndjeshëm nga turneu botëror i këngëtares me famë botërore, Beyonce. Fillimi i turneut botëror të këngëtares në Suedi muajin e kaluar ndezi një furi të tillë kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante, saqë është shfaqur në statistikat ekonomike të vendit.
Turneu i parë solo i këngëtares në 7 vjet shënon një moment të madh ekonomik. Të paktën një vlerësim sugjeron se ecuria mund të arrijë pothuajse 2 miliardë paund deri në kohën kur përfundon në Shtator.
Koncertet në Stockholm, ku Beyonce performoi në një turmë prej 46,000 personash për dy netë, thuhet se tërhoqën fansa nga e gjithë bota, veçanërisht SHBA, ku luajtën një rol të rëndësishëm kursi i këmbimit të dollarit me koronën, monedha vendase suedeze.
Inflacioni është një term që tregon rritjen e përgjithshme të ofertës monetare (parasë) në një ekonomi të caktuar në një periudhë të caktuar.