Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Efekti politik i ministrave demokratë në qeverinë e Edi Ramës

20:00 / September 8, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Deri të enjten kur të shpallen ministrat e rinj, pritet të rritet zhurma mbi hipotezën e demokratëve në kabinetin “Rama 4”.

E pritshme si një vuajerizëm më shumë showbiz sesa politik. Megjithatë, përtej kuriozitetit, që sipas gjasave do të pasohet me një zhurmë partizane mbi armiq e tradhëtarë, efekti politik është aty.

Efekt që nuk nis më 11 shtator nëse ndodh. Pasi ekipi i Edi Ramës ka prej kohësh, demokratë të marrë nga komuniteti politik i Sali Berishës së 2009-2013. Përtej polemikave, ai “ekip demokratësh” është marrë që nga të fortët e 2013-s, që është shtrirë në kohë vit pas viti, e sidomos në zgjedhjet përkatëse parlamentare po vendore. Përshembull Ylli Shehu, ish deputet i PD-së në zgjedhjet e vitit 2013, kali me LSI-në 2 vjet më pas.

Në zgjedhjet e vitit 2017 kandidon në listat rezervë të LSI-së dhe pas djegies së mandateve në 2019, hyn sërish në Parlament. Në vitin 2021 dhe 2025 i bashkohet PS-së, kryesisht në zonën e Kamzës dhe paskuqanit, duke përfaqësuar komunitetin e Kukësit. 

Ndërkaq, një tjetër deputet i PD-së, Halit Valteri, pasi kalon në listat rezervë të PD-së në Parlamentin e 2019-s, ku si shoku i tij Shehu akuzohet si tradhëtar, kalon me PS-në dhe sot është një anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës. Në zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2025 kandidoi për deputet në qarkun Tiranë.

Ndërkaq, infuzioni demokrat në pushtetin soialist është më i madh se kaq, e kjo mund të shikohet në Shkodër, ku përveç votës për të zgjedhur Benet Becin nga një pjesë e rëndësishme e elektoratit të djathtë, edhe mjaft nga stafi i tij janë pjesë e komunitetit demokrat.

Në deputetët e PS-së së Shkodrës, Onid Bejleri dhe Xhenis Çela vijnë nga një pprejardhje familjare opozitare historikisht, por që prej disa vitesh i janë atashuar PS-së.

Këta indikatorë nuk janë gjë tjetër veçse të dhëna të një rjedhje të qartë e të vazhdueshme nga PD-ja drejt PS-së pa asnjë kompleks dhe problem politik. Rrjedhje që ka sjellë atë eksod të votave të opozitës që në zgjedhjet e vitit 2023 e deri më sot. 

Nuk duan ta pranojnë, pasi e mveshin me terma bolshevike të shitjes dhe tradhëtisë, por politikisht ky është një fakt i patjetërsueshëm. Që do të thotë është efekti politik i ardhjes së demokratëve në PS.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë nëse Edi Rama, demokratët i fut në qeverinë e tij të mandatit të katërt. Sado që të ketë motivacion apo arsye ky aksion politik i kryeministrit, gjasat janë që të krijojnë probleme të mëdha brenda PS. Sidomos te kata figura politike që mund të ndjehen të lënduar që nuk janë thirrur në qeverisje, edhe pse kontributin elektoral e kanë pasur të konsiderueshëm.

Shenjat e kësaj mërzitjeje, edhe pse paradhënie janë paraqitur aty këtu edhe pse me ndrojtje. Por nëse rëndohet dora e demokratëve në qeveri, ka shumë gjasa që efekti të jetë më i fortë.

demokrate efekti ministrave Politik ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.