Egla Harxhi ka qenë e ftuara e radhës në programin e pasdites ‘Rudina’ ku foli për jetën familjare, mëmësinë dhe raportin me partnerin e saj.
Ajo tregoi me shumë emocion për ardhjen në jetë të djalit të saj Luxifer, duke e konsideruar si ndjenjën më të fortë që ka përjetuar ndonjëherë në jetën e saj. Më tej ajo rrëfeu se partneri i saj, Ale de Basseville nuk ka qenë në asnjë moment pranë saj, pasi për shkak të profesionit dhe punëve që ka i duhet të udhëtojë shpesh. “Ale nuk ka qenë pranë meje kur erdhi në jetë djali sepse këtë ja kërkova unë. Jam e vetëdijshme për rëndësinë që kanë të gjitha çështjet profesionale që ai ndërmerr dhe i kam marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë si nënë pa e futur atë në mes. Ai është shumë rrallë pranë nesh për shkak të angazhimeve, por e presim me mall çdo rikthim”,-u shpreh Egla.