Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Egli këndoi “Mora Fjalë” në koncert, Albina Kelmendi e kritikon: Playback-u në përgjithësi nuk është normal

16:05 / July 21, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 07 21 155039
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Albina Kelmendi ka sqaruar deklaratën e saj ku ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj një prej performancave të Egli Takos, e cila në një nga koncertet e saj, interpretoi këngën “Mora fjalë” të artistes Shkurte Fejza, duke u bërë virale në rrjete sociale për shkak të veshjes, që nga shumë komentues u cilësua si mungesë respekti ndaj kësaj kënge patriotike.

”Së pari më vjen keq që reagimi im është keqkuptuar në rrjetet sociale. Qëllimi im nuk ka qenë kurrë që të paragjykoj dikë dhe aq më pak ta sulmoj dikë për pamjen apo veshjen. Unë nuk njihem për këto gjëra dhe nuk i kam bërë kurrë në karrierën time sepse nuk më përkasin si natyrë. E them me shumë respekt që nuk i ka hije një artisti që të sillet në këtë mënyrë. Nuk e kam zgjedhur që kjo rastësi të ndodhi me Egli Takon. Më vjen shumë keq, ja që ndodhi. Nuk po flas për të si person, por flas për veprimin që ndodhi publikisht. Kur e pashë videon ishte thjeshtë e papranueshme për mua si arstiste dhe si njeri që e do këtë vend dhe këto këngë me shpirt.

Të dëgjosh këngën “Mora fjalë” me zërin e Shkurte Fejzës dhe një këngëtar që del në skenë dhe lëviz vetëm buzët, bën sikur po këndon është turp, sidomos kur bëhet fjalë për një këngë për një hero të Kosovës dhe vëmendja shkon tek ‘playback’-u dhe paraqitja e ekzagjeruar. Rrjetet e mia sociale ishin stërmbushur, nëse mendojnë se kërkoj famë përmes kësaj dhe iu prek idhulli disa fansave besoj se unë e kam dëshmuar që unë nuk jam pjesë e këtyre diskutimeve boshe. Nuk më interesojnë dramat, por kur e kalon çdo kufi dhe kur shkelet një këngë me aq peshë sigurisht që nuk mundem të hesht. Duhet t’i respektojmë edhe ata artist që kanë kënduar në kohë lufte, me shpirt dhe me lot e me rrezik mbi kokë. Për mua kjo pjesë nuk është normale.

Ndodhi që të ishte Egli, një rastësi. Nuk jam femër paragjykuese dhe nuk më pendon paraqitja e askujt se si vishet. Mua më acaron fakti që mund të kesh zgjedhur me playback, por jo në këtë mënyrë të lutem. A është normale të dalësh me playback me një këngë si “Mora Fjalë”? A është normale të përdorësh zërin e Shkurte Fejzës sikur po këndon? Pa asnjë respekt për emocionin dhe historinë që ka kjo këngë. Playback-u në përgjithësi nuk është normal. Ka artistë që e kanë zgjedhur dhe publiku i do. Nuk është normale që një këngë për një hero të Kosovës të shndërrohet në show, për të marrë disa klikime dhe për të plotësuar minutazhin e koncertit”,-tha në ”Top Albania Radio”.

albina kelmendi egli tako playback
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.