Fitorja 3-2 me Erzenin për javën e 34 në Superligë ka bërë që Egnatia e Rrogozhinës të sigurojë vendin e tretë në renditje dhe dy javë nga fundi i sezonit të marrë një biletë për në Europë. Në sezonin e dytë pas rikthimit në elitë, Egnatia është një nga klubet që do përfaqësojë vendin tonë në arenën europiane.
Veç formës së mirë, vendit të tretë dhe një organizimi model në klub, Egnatia do diskutojë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës më 1 qershor.
Rrogozhina ka gjetur një “ishull shpëtimi” me futbollin, teksa tifozët i qëndrojnë pranë ekipit edhe pse me stadium të dënuar nga Disipina. Për ndeshjen e disatë, edhe në javën e fundit ultrasit kanë qëndruar në tarracat e pallateve për të ndjekur futbollistët në fushë.