Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me përmbysje Kukësin, me rezultatin 2-1.
Rrogozhinasit e nisën ndeshjen më kërkues që në fillim, duke rrezikuar portën kundërshtare, por golin të parët e gjetën verilindorët.
Në minutën e 26-të, ishte sulmuesi La Torre, i cili shënoi pas një kundërsulmi duke i dhënë avantazhin Kukësit.
Ky avantazh zgjati vetëm 10 minuta, pasi në minutën e 36-të, Fernando barazoi shifrat, duke shënuar nga pika e penalltisë.
Pjesa e dytë, nisi me Egnatian më kërkuese dhe në minutën e 56-të, ishte Spahiu që shënoi golin e përmbysjes.
Kukësi renditet në vendin e pestë me 13 pikë.