Skuadra e Egnatias luan pas pak një miqësore luksi me Interin, në stadiumin e qytetit të Ferraras në Itali. Rrogozhinasit do të paraqiten në këtë ndeshje edhe me afrimin e fundit në prapavijë, pasi Xhemajli do të luajë që nga minuta e parë në sfidën kundër italianëve. Inzaghi ka vendosur që të lërë në stol Kristjan Asllanin, i cili me shumë mundësi do të luajë në pjesën e dytë.
INTER: Somer; Darmian, De Vraj, Bastoni; Dumfrajs, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: S. Inzagi
EGNATIA: Sherri; Lila, Malota, Xhemajli, Memolla, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Paulauskas, Duamena.
Trajner: E. Tetova