Egnatia triumfoi në transfertë ndaj Laçit, me rezultatin 2-1, falë një përmbysje në pjesën e dytë. Kurbinasit e nisën mirë ndeshjen, ndërsa e mbyllën pjesëne parë në avantazh, falë golit të William Melo Cordeiro. Megjithatë, pjesa e dytë ishte një tjetër ishte krejtësisht e kundër. Egnatia e nisi në sulm dhe barazoi shifrat në minutën e 62-të me sulmuesin Montenegro. 7 minuta më vonë, ishte Ibrahimoglu, i cili përmbysi rezultatin me golin e tij. Sukses i rëndësishëm për rrogozhinasit, që shkëputen në krye me 60 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e shtatë me 38 pikë.
Postime te ngjashme
Add A Comment