Çifti Einxhel-Dagz ka bërë plot 1 vit që janë zyrtarisht bashkë.
1-vjetorin Einxhel ka zgjedhur ta zgjedhë ta “festojë” edhe me publikun e ndjekësit e saj, teksa ka postuar një përmbledhje momentesh në rrjetet sociale, video këto që tregojnë se si ata arritën të shkonin nga “banor-banor”, fraza e famshme që u përdor në reality show për marrëdhënien e tyre në fillim, në prindërit e Trev.
Shoqëruar me këngën “Happiest year of my life”, pra “Viti më i bukur i jetës time”, në momentet që moderatorja ka përzgjedhur mund të shohim se si historia e tyre ka marrë formën e “filmit më të bukur të dashurisë”, frazë me të cilën ajo përshkruan vitin e tyre të parë bashkë.