Mbrëmë vonë, ndërsa po luante një lojë me Ilirin në shtëpinë e Big Brother Vip, banorja Einxhel Shkira ka dëmtuar rëndë krahun.
Sot, ajo doli nga shtëpia Vip dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në krah i janë vënë dy vida, konkretisht në pjesën pranë bërrylit, për ta mbajtur atë mirë.
Vëllai i Madh njoftoi sot përmes një postimi në Instagram se Einxhel është larguar përkohësisht. Por, nuk dihet nëse do të kthehet pasi gjendja e saj duket serioze.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, shkruhej në njoftimin e ndarë nga Big Brother.