Moderatoren e mirënjohur Einxhel Shkira shumë shpejt do ta shohim në ekran, në programin “E diell!” Për një kohë të konsiderueshme ajo nuk ka qenë pjesë e televizionit, konkretisht që prej kohës kur moderonte një emision të muzikës Hip-Hop në “In TV”.
E megjithatë bukuroshja brune pothuajse çdo ditë mban “gjallë” një komunikim virtual me ndjekësit në rrjetin social Instagram, në të cilin shpeshherë nuk mungojnë as rrëfimet e saj rreth jetës private. Së fundmi, Einxhel në Instastory ka publikuar një foto ku shihet qartë që futbollisti i njohur Emre Can ka vizituar profilin e moderatores. “Uhhh”, shkruan mbi foto ajo! Siç duket i ka rënë në kokë me futbollistin e Juventus!
Por jo! Nuk mbaron me kaq! Shkira ka vijuar hedhjen e fotove, tashmë të montuara, me të duke e nxehur më shumë situatën! Një tjetër foto që ka lënë ndjekësat gojëhapur është ajo në të cilën shfaqet moderatorja me fustan nusje bashkë me idhullin e saj, ku mbishkruan: “Kujtimet e dasmës!”
Duke vijuar të na surprizojë, në një tjetër foto shkruan: “Ndjesë që nuk ju ftova dot të dashur miq, por ai donte diçka shumë diskrete, vetëm për ne të dy. Dita jonë e dasmës!” Si do përfundojë e gjitha kjo “përrallë”, le ta zbulojmë në ditët në vijim!