Shqipëria luan sot ndeshjen e parë miqësore përgatitore para Euro 2024 përballë Lihtenshtejnit. Trajneri Sylvinho që do të kërkojë të shohë në veprim disa prej futbollistëve të grumbulluar. Armando Broja do ta nisë nga minuta e parë i mbështetur nga Arbër Hoxha dhe Jasir Asani. Pas tyre do të vendoset Asani, ndërkohë që në mbrojtje spikat rikthimi titullar i Ajetit dhe Ismajlit.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_20240603_185058_Instagram-824x1024.jpg)