Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekonomi zbulon si mori vesh lajmin që u propozua për ministre e Bujqësisë: Arsyet që e çuan Ramën te emri im

21:37 / December 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Milva Ekonomi Minister of Economic Development Tourism Trade and Entrepreneurship
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Milva Ekonomi ka zbuluar për herë të parë se si mori lajmin se është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë Ministrinë e Bujqësisë. Ajo ka zbuluar se e gjitha ishte një surprizë, por jo krejtësisht i papritur. Kur thotë jo i papritur, liston disa arsye.

“Edhe për mua ishte një gjë e ngjashme, si Bledi Çuçi, po jo e papritur në kuptimin që në këtë pozicion ne që jemi anëtarë të PS, ne e dimë shumë mirë që në momente të caktuara marrim një rol sipas nevojës. Dhe kur merr përsipër që të përfaqësosh ndryshon nga detyra ekzekutive, rrjedhë e përfaqësimit, kërkon më shumë përgjegjësi”, tha Ekonomi në Report Tv.

Ajo ka listuar edhe disa nga arsye që mendon se kanë ndikuar që të jetë pikërisht emri i saj si zgjedhja e duhur për të marrë Ministrinë e Bujqësisë, pasi Bledi Çuçi mori një detyrë të re atë të ministrit të Brendshëm.

“Komisioni i Ekonomisë ka pasur shumë ngarkesë, për shkak të angazhimit të qeverisë, për COVID-in apo rindërtimin. Ishte një komision i ngarkuar dhe besoj se bashkë me kolegët, pavarësish ngjyrës politike, takimet kanë qenë produktive, me debate, por disa herë edhe ndryshues të vendimet e qeverisë, se kemi parë që nga diskutimet me opozitën, kemi parë nevojën për ta reflektuar. Nga ana tjetër, është edhe vetë Durrësi, ky është një qark që ka peshën më të madhe të rindërtimin, që për fatin tonë grupi i deputetëve në qark ne bashkëpunojmë me njëri tjetrin, unë e di mirë se cilat ishin argjinaturat që u shemben nga tërmeti dhe ku duhet ndërhyrë. Kjo është puna ime e bërë, Rama e di vetë, por mund të kenë qenë dhe këto arsye”, tha Ekonimi.

Ekonomi tha se para se ta merrte këtë detyrë i ka bërë vetes disa pyetje dhe në fund përgjigja ka qenë “Bujqësia nuk është një fushë e panjohur, kam çfarë jap”.

bujqesia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.