Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ekonomia e Britanisë, më e goditura në mesin e vendeve të G7-ës

18:57 / November 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 1186111518
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar më shumë sesa ato të shteteve tjera të fuqishme në botë, ka thënë Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Sipas raportit të saj më të ri, në krahasim me vendet tjera që përbëjnë grupin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7), ekonomia britanike do të jetë më e goditura. Përveç Britanisë, në G7 bëjnë pjesë, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe Eurozonë do të jetë e zbehtë, mirëpo Gjermania është shteti tjetër i fuqishëm, të cilit pritet t’i tkurret ekonomia.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka parashikuar “ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike” në gjithë botën më 2023.

Sipas saj, rritja në nivel global pritet të jetë 2.2 për qind.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, trup ndërkombëtar që fokusohet në politikat ekonomike, ka vlerësuar se skema britanike për mbështetje të qytetarëve për të paguar faturat e energjisë, është fajtore për një situatë të tillë ekonomike.

Sipas saj, ndonëse ndarja e subvencioneve zvogëlon rritjen e menjëhershme të inflacionit, megjithatë presioni për një rritje të tillë bartet në periudhë afatmesme.

Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.

Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet recesion global më 2023. Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik./REL

BRITANIA E MADHE Ekonomia g7
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.