Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ekonomia ruse u tkurr më pak sesa ishte parashikuar

22:43 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Russian economy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekonomia ruse është tkurrur vitin e kaluar më pak sesa është pritur, marrë parasysh nisjen e luftës në Ukrainë. Sipas Agjencisë shtetërore të Statistikave në Rusi, ekonomia është tkurrur për 2.1 për qind, edhe pse parashikimet kanë shkuar në deri 12 për qind. Ndonëse ka dyshime për vërtetësinë e këtyre të dhënave, shumë analistë kanë qenë të befasuar me qëndrueshmërinë e ekonomisë ruse.

Rritja e çmimeve të naftës dhe shpenzimet ushtarake besohet se i kanë ndihmuar ekonomisë në Rusi. Pas nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar shumë kompani perëndimore janë larguar prej Rusisë.

Shoku fillestar pati detyruar tregjet e aksioneve në Rusi që të mbyllen përkohësisht, si dhe rubla ruse pati rënë në nivele të konsiderueshme.

Instituti për Financa Ndërkombëtare pati parashikuar se ekonomia ruse do të tkurrej për 15 për qind më 2022, derisa presidenti amerikan, Joe Biden pati thënë në muajin mars se ekonomia ruse është “në rrugë t’u zvogëluar përgjysmë”. Megjithatë, në pjesën më të madhe të vitit 2022, Rusia ka arritur të eksportojë energji.

Perëndimi i ka kufizuar eksportet e energjisë nga Rusia, mirëpo autoritetet ruse kanë zgjeruar shitjet në Kinë, Indi dhe vende tjera. Rritja globale e çmimeve të gazit, naftës dhe nënprodukteve të saj, si dhe e produkteve tjera që eksporton Rusia, përfshirë grurin, kanë kontribuuar në rritjen e të hyrave në Rusi.

Ekonomi Rusia tkurrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.