Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive / Këshilltari i Zelenskit për Tirananews: Bashkëprodhimi i municioneve dhe për sigurinë tuaj; Nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje midis Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor

10:00 / March 17, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
keshilltari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskit, zbulon sot për Tirananews detajet e Samitit për Ukrainën të mbajtur në Tiranë në një intervistë për “Vendi Im” me gazetaren e njohur Edlira Prendi. Diskutimet në këtë samit shtrihen nga çështjet e sigurisë dhe ndërhyrjes ruse në Ballkan deri tek njohja e Kosovës dhe marrëveshja për bashkëprodhimin e municioneve në Shqipëri.

“Sipas këndvështrimit tim ky Samit ishte një sukses i vërtetë. Më lejoni t’ju kujtoj se ky ishte samiti i dytë i një formati të tillë.

Lexo edhe :

Related Posts

  • ISAI
    Erion Isai konfirmon ambicien për mandatin e tretë si kryebashkiak: Ja çfarë u thashë kur ika nga Top Channel
  • Capture 30
    Kreu i bashkisë Prrenjas, Belba: Synimi kryesor është agroturizmi. Duam që fshatrat të ecin me asfalt
  • Capture 81
    Planet e bashkisë së Pustecit, kryetari Kolefski: Nga investimet në zonat për kamper tek hapja e një pike doganore me bashkinë e Prespës
  • Capture 106
    Rilindja e Tropojës, Byberi: Duhet të kalojmë tre kufi për të ardhur në Tiranë. I bëj thirrje Ramës që prona të shkojë tek i zoti

Samiti i parë u mbajt vitin e kaluar në Athinë dhe këtë herë në Tiranë, midis Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Juglindor. Në këtë format për ne ishte shumë e rëndësishme të ishim në Tiranë dhe të takoheshim me udhëheqësit.

Presidenti Zelensky pati mundësinë të takonte personalisht liderët e rajonit dhe të fliste me secilin prej tyre për çështje shumë të rëndësishme. Midis çështjeve që u diskutuan në Samit që më pas u pasqyruan në një deklaratë të miratuar ishte sigurisht çështja e vendosjes së paqes në Ukrainë. Ne diskutuam për formulën e paqes dhe Samitin e Paqes që do të mbahet në Zvicër. Sigurisht që diskutuam se si mund të bashkojmë përpjekjet për integrimin në Bashkimin europian.

Në Ukrainë ndonjëherë dëgjojmë se ekziston një mosmarrëveshje midis Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në lidhje me ritmin e integrimit të secilit vend në BE. Rezultoi se kjo ishte diçka krejt e pavërtetë sepse kur presidenti Zelenski foli me kryeministrin e Shqipërisë apo me udhëheqësisht e Maqedonisë së Veriut apo me presidentin e Malit të Zi secili prej tyre mbështeti përpjekjet e Ukrainës drejt integrimit në BE, si dhe hapat e ardhshëm të Ukrainës për të miratuar në kuadrin e negociatave për Ukrainën.

Pra e kuptojmë qartazi se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje midis Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor. Nga ana jonë, ne mbështesim integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbështesin Ukrainën”, u shpreh Zhovkva.

Prodhimi i municioneve në Shqipëri

Në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë u hodh edhe ideja e bashkëprodhimit të fishekëve mes Ukrainës dhe Shqipërisë.

“Ne e kemi ndjerë menjëherë mbështetjen e kryeministrit tuaj, të vendit tuaj dhe të popullit tuaj ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas që prej fillimit të agresionit të hapur të Rusisë. Faleminderit për mbështetjen humanitare dhe për mbështetjen e njerëzve tanë. Ajo çfarë kupton çdo vend në rajonin e Evropës dhe sigurisht përfshirë këtu Shqipërinë dhe kryeministrin shqiptar, është se në ditët e sotme duhet të kontrollojmë sigurinë, cilat janë kushtet e sistemit të sigurisë në vendet tona.

Por Ukraina po lufton me drejtësi dhe po e ndalon agresionin të avancojë më tej në vendet evropiane. Ne do ta bëjmë këtë gjë duke përdorur armët tuaja, artilerinë tuaj dhe municionet tuaja. Por ajo që është e rëndësishme është nisja e këtij bashkëprodhimi. Nisja e këtij prodhimi shtesë që është i nevojshëm jo vetëm për Ukrainën, por dhe për vendet e tjera.

Kjo sepse çdo vend duhet të kontrollojë zhvillimet në sigurinë, ushtrinë dhe mbrojtjen e tyre. Duke ndërlidhur dhe bashkuar përpjekjet tona ne do ta bëjmë këtë gjë edhe më efektive. Po ne do të prodhojmë armë dhe municione të reja për të cilat Ukraina ka nevojë në fushëbetejë, por në fund të fundit, vendet tuaja do të kenë nevojë për këto armatime për të qenë më të mbrojtur, më të përgatitur”, deklaron Zhovkva.

Takimi Vuçic – Zelenski

Këshilltari diplomatik i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskit, u ndal dhe te takimi me Presidentin serb, Vuçiç. Dihet se Serbia nuk iu bashkua vendeve perëndimore për sanksione ndaj Rusisë.

“Ky nuk është takimi i parë midis Presidentit Zelensky dhe Presidenti Vuçiç. Ata patën një takim edhe në Samitin e parë, por në Tiranë ata patën një takim shumë të mirë dhe produktiv dhe të frytshëm.

Sigurisht që diskutuam për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe ne e ndjejmë në mënyrë absolute mbështetjen e Serbisë ndaj Ukrainës përsa i përket integritetit territorial dhe sovranitetit. Nuk diskutuam për sanksionet ndaj Rusisë. Të gjithë e dinë pozicionin e Serbisë, por presidenti Zelenski e falenderoi udhëheqësin e Serbisë për ndihmën humanitare dhe financiare, për strehimin e qytetarëve ukrainas që prej agresionit”, thotë Zhovkva.

Në fund, detaje për masat e sigurisë për ardhjen e Presidentit Zelenski në Tiranë dhe cilët ishin njerëzit që koordinuan këtë vizitë.

igor zhovkva interviste tirananews
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.