Nëse mendoni se një agjent sekret shqiptar ka një makinë si ajo e James Bond, e aftë që t’i rezistojë që nga sulmet kimike e gjer tek ato me bombë, gaboheni. Mjafton një kërkim i thjeshtë dhe vihet re flota e automjeteve që përdorin punonjësit e Shërbimit Informativ shqiptar të cilat hyjnë tek automjetet e lira.
Nga një hulumtim në prokurimet e këtij institucioni, mësohen mjaft lehtë edhe automjetet që përdorin agjentët e saj, madje ku jepet marka e automjetit dhe numri i shasisë, që çon rrjedhimisht shumë lehtë në gjentjen edhe të targës së tij, shkruan tirananews.al.
Ndërkaq, Shërbimi Informativ Shtetëror vijon që të publikojë të dhëna sensitive sikurse janë automjetet duke vendosur në rrezik jo vetëm jetën e agjentëve të saj, por edhe operacionet që mund të bëhen për nevojat e Shqipërisë apo të një vendi aleat tonin.