Edhe pse marrin pjesë në pritjet më të rëndësishme me personalitetet më të larta të vendit tonë, por edhe ato botërore që na vizitojnë, janë pak ata që i njohin.
Tirananews.al sjell për lexuesit e saj disa prej kuzhinierëve dhe stafit që merret me shërbimin e të gjitha ceremonive më të larta shtetërore në vendin tonë.
Bëhet fjalë për personelin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare të cilat janë mbledhur sëbashku me rastin e festave të fundvitit. Shumë prej tyre kanë vite të tëra në shërbim të personaliteteve të larta, eksperiencë që jashtë shtetit do të kushtonte me mijëra euro.