Kongresi i socialistëve është shtyrë disa herë, ndërkohë që shkaqet nuk bëhen të ditura.
Fillimisht ishte menduar të mbahej në përvjetorin e PS, me 12 Qershor 2024, pastaj u shty për datën 27 Korrik. Së fundmi shtyrja nuk është e gjatë. Kësaj here është shtyrë vetëm 24 orë.
Me 28 Korrik në Pallatin e Kongreseve socialistët do të mbajnë kuvendin e tyre.
Strukturat lokale janë njoftuar të marrin masa për informimin e delegateve