Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Eksluzive / Bulqiza, “flori” nga nëntoka, plot halle mbitoka

23:12 / January 11, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bulqiza dimer 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

      Bulqiza është bërë e njohur në Shqipëri dhe më tej për minierën e saj të kromit. Mbi 14 milion ton janë nxjerrë nga thellësitë e nëntokës nga viti 1948 e deri ditët e fundit. Tregimtarët thonë se vendburimi u zbulua në vitet ’40 nga specialistët italianë. Thuhet se ata gjetën në sipërfaqe dhe grumbulluan e transportuan deri në Qafë Bualli afro 2 mijë ton krom. Jorgo Kola, është një specialist i veçantë në llojin e vet. Ka ardhur në qytetin e fohtë e të varfër në vitet ’60. Kishte kaluar peripeci të mëdha në puset e shpimit të naftës në Marinëz, ishte mbajtur afro 5 muaj në qelitë e ftohta të ish organeve të sigurimit të shtetit dhe me dëshirën e tij, pas daljes nga burgu, kishte mbërritur në Bulqizë, pasi të njohur i kishin thënë se bulqizakët ishin njerëz të besës dhe bujarë. E sollëm portretin e inxhinierit Jorgo Kola pasi ai është një thesar me rrëfimet e tij. Ka përjetuar momente të rralla dhe tani, megjithëse në moshë të thyer mendjen e zemrën e ka tek miniera. Për të argumentuar se me këtë minierë po bëhen krime kujton shprehjen e njohur kur thotë “prokuroria fle mbi dosjet e krimit”. Duke vijuar thotë se krimi në minierën e Bulqizë nis nga gryka e puseve dhe e galerive. Merret me mend se ç’mund të bëhet nëse “dikush” kujtohet të hetojë në thellësi.

Intervistë me veteranin e minierës së kromit, Jorgo Kola

“Minierës duhet t’i zgjatet jeta dhe 100 vite”

Inxhinier, kur daton fillimi i punimeve në këtë minierë?

   Bulqiza kishte rënë në sy të të huajve që në vitet 1940, sidomos të italianëve, pasi një banor vendas, Hamit Duriçi u kishte dërguar tek posta e tyre ushtarake një gur të zi të “çuditshëm” të këtyre maleve dhe ata e kishin analizuar, duke e vlerësuar si nga mineralet më të mira të kromit në Evropë. Ndaj, filloi shfrytëzimi në karrierë nga banorët vendas për llogari të italianëve, duke e nxjerrë me qysqi e varre dhe mbajtur kromin me mushka deri në qafë, në jug të qytetit të sotëm. Më pas ndërpritet shfrytëzimi, derisa filloi në vitet e para të pasluftës.

Ka patur studime të sakta në vite për krom-mbajtjen e këtij pellgu?

   Po, natyrisht, janë bërë kërkime serioze hap pas hapi. U hapën galeritë e para, deri tek puset dhe dishenteritë, ndërsa prodhimi shtohej vit pas viti. Viti 1984 shënon dhe shifrën rekord të prodhimit, plot 510 mijë ton krom. Por, krom ka dhe më poshtë. Deri në 250 metra nën nivelin e detit. Kërkimet gjeologjike e argumentojnë diçka të tillë, ndërsa unë them se ka ende më poshtë, mbase deri në 400 metra nën nivelin e detit. Të mos harrojmë se deri më tash janë bërë më shumë  se 800 km punime minerare dhe gjithçka është vërtetuar në terren, nga ato që ne kërkuesit shqiptarë i kemi shënuar nëpër harta.

Çfarë do të thotë kjo?

   Që akoma gjenden tonelata kromi në këtë pellg gjigant. Nëse deri tani është nxjerrë nga nëntoka e Bulqizës mbi 14 milionë ton krom, ka ende në mënyrë të sigurtë edhe 6 milionë ton të tjera, të paktën deri në vitin 2100, thjeshtë me studimet e bëra deri më tash. Por kërkimet mund të vazhdojnë më tej nëse sistemi do të funksionojë dhe jo të abuzohet thjesht me shfrytëzimin pa kriter.

A janë hartuar raporte gjeologjike ?

   Duhet thënë se, që nga vitit 1988, as dhe një raport i tillë nuk është bërë, kur të paktën duhet të ketë një në 4-5 vite. Imagjinoje, afro 30 vite pa asnjë raport gjeologjik. Kësisoj nuk kanë si të mos ndodhin edhe aksidente.

Si mund të vlerësohet në lekë kjo pasuri?    Janë afro 120 miliardë lekë që duhej t’i menaxhonte pushteti lokal, bashkia, duke përmirësuar sistemin urban dhe social të qytetit, dhe as që do të kishte nevojë të merrej me “thërrime” ndihmash sociale për njerëzit nevojtarë të këtij vendi. 
Por, çdo gjë bëhet e paorganizuar dhe jeta e banorëve shkon si mos më keq, ashtu si edhe po ngjet shkurtimi i jetës së minierës. Kjo më bën të ndjehem keq, si inxhinier i vjetër që kam vënë bazën shkencore të këtij vendburimi të kromit.  

Miniera Bulqize Jorgo Kola
Miniera......
Bulqize miniera e kromit 4
Miniera 7

bulqiza varferi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.