Kamza ka qenë ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama këtë të martë, i cili në parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit për të zhvilluar një takim me të rinjtë. Për eksodin e re të të rinjëve drejt Europës, Rama tha se për largimin e të rinjve nuk është përgjegjëse mazhoranca, por as politika.
“Ky nuk është një trend sot në të gjithë Europën, është trend historik ku të gjithë kanë kaluar nuk ka asnjë. Po ju them që është e thjesht, por edhe sipërfaqësore që të thuash që largimet e këtyre 30 viteve vijnë si rezultat i politikës së degjeneruar.
Asnjë lloj skuadre politike, ju e dini që s’kam respekt, po asnjë lloj skuadër politike e ardhur dhe nga hëna në këtë vend nuk do të kishte mundur dot që të mbyllte derën dhe që shqiptarët t’i mbante këtu që të gjithë se kjo nuk bën sens.
Por të ishte se këtu do e kishin të gjithë fajin atëherë me siguri në vene të tjera, do kishin dalë politikanë e udhëheqës që nuk do ta kishin lejuar këtë lloj trendi”.