Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eksperimenti në poligon i vajzës që dyshohet se vrau të atin në Shënavlash

10:08 / March 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
333
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në “Top Story” ka folur për testimin që ka bërë vajza që vrau bashkë me vëllezërit babanë në Shënavlash.

Sipas Karamuços ky test ishte për të vërtetuar nëse vajza ishte vërtet ajo që e ka qëlluar babanë e saj, siç thotë para autoriteteve apo dikush tjetër e ka kryer këtë krim. Profesori i Kriminalistikës nga eksperimenti që bënë në një poligon, tregon se vajza nuk ka ditur teknikat që dinë vetëm personat që dinë të qëllojnë dhe mënyra se si ajo e ka mbajtur armën, nuk ka qenë e duhura.

Karamuço: Kjo është fotografia e një teatri të madh, të shëmtuar që po ndodh akoma ku njerëzit që nuk dinë si përdoret arma, thonë dimë ta bëjmë dhe ata njerëz që dinë ta përdorin shumë mirë armën, thonë nuk e prek me dorë, nuk e di çfarë është arma. Që do të thotë ajo pistoleta TT, është pistoleta që është përdorur në vendngjarje, që ka qëlluar babanë. Sigurisht është pa plumb se kam parë komente që thonë “pse ia dhatë me plumba se mund të vriste veten”, nuk ka qenë me plumb, ka qenë e manipuluar se si mund të qëllojë. Ka ditur parimet bazike, në fillim nuk e ka pranuar, por jo ato teknika që i dinë vetëm ata që qëllojnë mirë dhe mënyra se si e ka mbajtur, nuk ka qenë ajo e duhura. Nuk ka pasur gjurmë të personave në armë, arma është fshirë. Kur është gjetur në qese, i ishin fshirë të gjitha gjurmët që ka pasur. E vetmja gjumë që është kapur, është kapur në qese nga vëllai i vogël i cili deri më tani nga të gjitha analizat që ka bërë policia nuk del të ketë qenë i përfshirë në vrasje. Edhe një gjë tjetër, eksperimenti që është bërë në banesë, pra si e ka thënë vajza që e ka vrarë babanë, nga mënyra se si predha, gjaku etj, nuk kanë përputhje fare. Pra kjo vajzë nuk thotë realitetin e asaj që ka ndodhur. Ka qenë aty, di se çfarë është bërë, por nuk e ka bërë vetë. Ajo që pritet tani është vetëm një ADN që pritet të zgjasë vetëm tre javë. ADN e qeses dhe armës ku mund të ketë material biologjik.

111 1

Ervin Karamuço Shënavlash
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.