ChatGPT është një teknologji e krijuar në SHBA nga shqiptarja Mira Murati, që ka të bëjë me inteligjencën artificiale. Për të folur për këtë temë në emisionin ‘Opinion’, eksperti i komunikimit Arbër Kadia ka thënë se njerëzit tashmë duhet të bashkëjetojnë me teknologjinë artificiale.
Sipas tij, në të ardhmen, 50% e punëve që sot bëhen nga njerëzit do të bëhen nga inteligjenca artificiale.
Arbër Kadia: Në vetvete është një databazë e cila aftësi transformuese të informacionit që i vjen. Që do të thotë, në vend që të kesh vetëm një motor kërkimi që të liston çfarë është, ajo ka aftësinë që të mësojë nga sjelljet e përdoruesve të saj dhe pastaj të nxjerri përgjigjen të modeluar nga të dhënat që ka.
Blendi Fevziu: Pra një nxënës i mirë qenka?
Arbër Kadia: Jo një nxënës i mirë, një nxënës me fuqi mbinatyrore. Dhe ky është versioni më i thjeshtë që ka kjo lloj teknologjie. Ne jemi para një paradigme shumë të madhe tani, që ose do mbijetojmë dhe do transformohemi bashkë me të…
Blendi Fevziu: Mirë me njëri-tjetrin bëjmë konkurrencë, po të konkurrojmë dhe kompjuterin.
Arbër Kadia: Me çdo ndryshim teknologjik që ka ndodhur që nga rrota, te kompjuteri, tek autokadi, këto mbeten në vetvete vegla, është aftësia e përdoruesit pastaj për të maksimuzuar dhe rritur eficencën. Frika më e madhe është tek punësimi sepse më shumë se 50% e punëve që bëhen sot do t’i bëjë teknologjia e inteligjencës artificiale, e cila ka aftësinë të mësojë pafund, të optimizojë veten me ritme të frikshme.
Blendi Fevziu: Po mirë atëherë, 50% e botës rri me asistencë sociale.