Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ngjarja e ndodhur në ‘Don Bosko’ me një viktimë të pafajshme dhe 6 të tjerë të plagosur, do të zbardhet. Rexhepi tha në Report Tv se ka rezultuar se sa herë ngjarjet kanë lidhje me Ervis Martinajn, zbardhen pasi policia ka të infiltruar në këtë grup kriminal.
“Kur ngjarjet lidhjen me Martinajt, ngjarjen zbulohen. Janë dosje, policia ka arritur që të ketë persona të infiltruar në grupin e Martinajt, mund të ketë mungesë vëmendje për kundërshtarët e tij, por një zell nga grupi i Ervis Martinajt, dhe jo aq për rivalët”, tha ai.