Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi tha se do të ishte mirë që ajo pjesë e buxhetit që është parashikuar për t’u vendosur në investime publike, të kalohet në përmirësimin e shëndetësisë, pasi sipas tij kjo është primare për momentin. Ai shtoi gjithashtu që shuma e përftuar nga mos investimi publik, të kalohet për personat e papunë.
Ndërkohë ministrja Anila Denaj, tha se ulja dhe ngritja më pas e qytetarëve të punësuar është brenda parashikimit që ata kanë bërë gjatë miratimit të buxhetit të 2021-it.
Pjesë nga debati:
Majlind Lazimi: Emergjenca më e madhe është e koronavirusit. Ç’më duhen investimet në rrugë, kur nuk kemi mjekë që nuk shërbejnë njëkohësisht në të njëjtat spitale.
Anila Denaj: Kjo është elektorale. Unë përgjegjshmërinë e kam të gjithë vitin.
Majlind Lazimi: Çdo të bëni për 100 mijë njerëz pa punë. Këto janë tregtar që 20 vite. Ju e thoni që janë më të goditura më shumë, turizmi, tregtia dhe ekonomia.
Anila Denaj: Numri i të punësuarve në fund të muajit shtator është më i lartë se ai i fundit të shkurtit.
Majlind Lazimi: Ju thoni që papunësia do të rritet dhe do të ulet. Unë them do të rriten.
Anila Denaj: Ashtu e kemi parashikuar do të rritet dhe do të ulet vitin tjetër.