”83.7% e aksidenteve në vendin tonë ndodhin si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, kështu thotë eksperti i sigurisë rrugore Fadil Likaj, sipas të cilit celulari dhe humbja e vëmendjes është kthyer në problem kryesor.
“Rreth 90% e aksidenteve në zonat urbane humbin për shkak të humbejs së vëmendjes ku pjesën më të madhe e zë përdorimi i celularit. Edhe ne si ekspertë aksidenti nuk e verifikojmë dot që në momentin e aksidentit kanë përdorur. Zakonisht drejtuesit e mjeteve i tremben policisë. Kjo grupmoshë është që fiton eksperiencë dhe mendojnë që e zotërojnë atë mjet në çdo kohë. Dhe e kuptojnë kur ndodh aksidenti se çfarë gabimi kanë bërë. Kanë vetëbesim të tepruar dhe shkon në këto rezultate”.
I pyetur për aksidentet me këmbësorë, eksperti Likaj theksoi se Shqipëria ka problem kulturën e sigurisë rrugore dhe këto aksidente ndodhin kryesisht me moshat e mëdha. Për këtë arsye po hidhet ideja e vendosjes si lëndë shkollore. Në Tiranë, sipas tij, zona më problematike ëpr aksidente rrugore ëhstë rruga e Kavajës për shkka të ndërthurjes këmbësorë, korsi biçikletash dhe mjete
“Aty ku kemi përqëndrim më të madh të këmbësorëve. Segmenti rrugor më problematik është rruga e Kavajës kemi ndërthurje këmbësorë, korsi biçikletash dhe mjete. Tirana ka nevojë për kërkime të thelluara shkencore, të bëhen llogaritje ku ka më shumë këmbësorë të përqëndruar dhe të shikohet se ku do të ishte më e mira, por unë them se sinjalizimi horizontal- vertikal ka nevojë në Tiranë. Por ka nevojë edhe për rishikim e studim se fluksi i popullsisë ndryshon”. Një tjetër shkak i aksidenteve në Shqipëri, për eksperti Lika janë edhe rrugët, të cilat sipas tij nuk bëhen sipas standardeve europiane.