Gjykata e Lezhës ka liruar nga parburgimi 50-vjeçaren Vera Preka, të cilës me 19-nëntor të vitit 2020-të ju gjetën dhe iu sekuestruan 1.2 kilogramë të një lënde të dyshuar kokainë.
Shurja e masës së sigurisë “Arrest në burg” e dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër për 50-vjeçaren erdhi me kërkese të prokurorisë së Lezhës, pasi nga akti i ekspertimit dhe ekzaminimeve që janë kryer ka rezultuar se materiali i gjetur në dhomën ku jetonte Vera Preka nuk ishte lëndë narkotike kokainë, por lidokainë, një preparat mjekësorë, e cila nuk gjendet në tabelen e lëndëve narkotike dhe psikotropike të ndaluara me ligj.
Lidokaina është një qetësues që përdoret shpesh për përzierje të kokainës duke i shtuar vulumin dhe po ashtu edhe si zëvendësues i saj te personat që trajtohen kundër varësisë.
Vera Preka u arrestua me bujë nga Policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Stacioni”, pasi sipas bluve mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në Ishull, Lezhë, kjo shtetase posedonte lëndë narkotike. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në servisin në pronësi të shtetasit Dodë Marvukaj që ishte i përshtatur si banesë për ish-bashkëshorten shtetasen Vera Preka.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1.2 kilogramë pluhur të bardhë që policia dyshonte se iushte kokainë dhe një peshore elektronike.
Në momentin e aksionit të policisë brenda servisit ndodhej vetëm Vera Preka e cila kishte të përshtatur një dhomë si banesë pasi figuronte e ndarë nga bashkëshorti Dodë Markvukaj dhe referuar të dhënave të policisë lënden e dyshuar narkotike e kishte fshehur brenda lavatriçes.
48 orë pas ndalimit referuar dhe gjendjes shëndetësore, Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtepi” për 50-vjeçaren. Por disa ditë më pas ajo u arrestuar sërish nga policia, pasi Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi masen e sigurisë “Arrest në burg”.
Në lidhje me këtë operacion pak ditë më vonë u arrestua dhe Dod Marvukaj 52-vjeç, banues në Ishull, Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.