Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në një hotel në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në lagjen nr.4. Hoteli mësohet se është në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë.
Sakaq, forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë. Nga informacionet paraprake, hoteli ishte pak ditë para inaugurimit, ndërsa i është vendosur edhe në 2021 eksploziv.
Sarandë/ Informacion paraprak
Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.