Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eksporti i mbetjeve të rrezikshme, Gazmend Bardhi: Siguria kombëtare në rrezik, po gënjen Ministria apo kompania Kurum?

16:00 / August 21, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
deputetet e opozites bardhi basha kryesia e kuvendit 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për eksportin e mbetjeve toksike të nisura nga porti i Durrësit në drejtim të Tajlandës. Për të në këtë rast ka vetëm një të vërtetë. Ai shton se menjëherë me nisjen e sesionit të ri parlamentar, grupi parlamentar i PD-së do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje. ”Ose Ministria e Mjedisit ka gënjyer për të mbrojtur trafikantët e vërtetë të materialeve të rrezikshme, dhe në këtë rast ky është një krim shtetëror, që duhet të marrë ndëshkimin shembullor; ose kompania “Kurum International” ka gënjyer për të mbuluar shkeljen e ligjit prej saj dhe kjo duhet të shoqërohet menjëherë me masa të forta ndëshkimi nga institucionet përgjegjëse”.

Postimi i plotë nga Gazmend Bardhi

Prej disa ditësh mediat ndërkombëtare kanë raportuar të paktën dy raste të eksporteve nga Shqipëria (në Kinë dhe Tajlandë) të mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe institucionet shqiptare heshtin! Ministria e Infrastrukturës, Porti i Durrësit, Ministria e Mjedisit, Drejtoria e Doganave, Policia e Shtetit, Prokuroria, askush nuk ka asnjë reagim zyrtar se kujt i përkasin këto mbetje të rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri.

Vetëm dje në disa media shqiptare u shpërnda një reagim (pa zë dhe figurë) i Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit që deklaronte publikisht se mbetjet e rrezikshme që janë nisur nga Shqipëria dhe janë bllokuar në Tajlandë i përkasin kompanisë “Kurum International”. Sot kompania “Kurum International” në një reagim publik ka mohuar se kjo ngarkesë me mbetje të rrezikshme i përket asaj apo është nisur prej saj.

Në këtë rast ka vetëm një të vërtetë. Ose Ministria e Mjedisit ka gënjyer për të mbrojtur trafikantët e vërtetë të materialeve të rrezikshme, dhe në këtë rast ky është një krim shtetëror, që duhet të marrë ndëshkimin shembullor; ose kompania “Kurum International” ka gënjyer për të mbuluar shkeljen e ligjit prej saj dhe kjo duhet të shoqërohet menjëherë me masa të forta ndëshkimi nga institucionet përgjegjëse. Heshtja apo mosveprimi i institucioneve pas përgënjeshtrimit publik nga ana e kompanisë “Kurum International”, ngre hije të forta dyshimi për një tentativë shtetërore për të manipuluar rrethanat e kësaj çështje me impakt kombëtar dhe ndërkombëtar.

Rikthimi në Portin e Durrësit të kësaj sasie të jashtëzakonshme mbetjesh të rrezikshme është një cënim i rëndë i sigurisë kombëtare, që krijon një situatë të paprecedentë të rrezikut permanent ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Depozitimi pa destinacion i një sasie kaq të madhe të mbetjeve të rrezikshme në territorin shqiptar, do të ishte një kërcënim i pamasë ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

Duhet menjëherë dhe pa asnjë vonesë që Qeveria Shqiptare të informojë Kuvendin e Shqipërisë dhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri, si janë lejuar të eksportohen pa lejet përkatëse nga Porti i Durrësit, kush i ka lejuar të futen dhe të dalin prej territorit të Republikës së Shqipërisë, nga dhe përmes Portit të Durrësit. Heshtja, dezinformimi apo tentativa për manipulim shton edhe më shumë pasigurinë për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe mbi të gjitha dyshimet për një aktivitet kriminal me leje shtetërore, që rrezikon sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike menjëherë me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar.

Gazment Bardhu mbetje toksike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.