Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ekstradohet në Zvicër Saimir Taullau, s’i ka larë ‘hesapet’ me drejtësinë. Si u arratis nga Shqipëria rivali i Aldo Bares

17:06 / December 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Saimir Taullau
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Shkupit në Maqedoninë e Veriut ka vendosur ekstradimin në Zvicër të Saimir Taullaut, rivalit të Aldo Bares në qytetin e Lushnje. Sipas gazetarit Elton Qyno, Taullau rezulton i dënuar me 4 vjet burg në Zvicër për trafik heroinë.

Vendimi për Taullaun është marrë pak ditë më parë dhe ekstradimi i tij në burgjet e Zvicrës i Taullaut është miratuar dhe nga organet shtetërore. Nga të dhënat, rezulton se Taullau është dënuar në vitin 2013 dhe është arrestuar gjatë një aksioni të policisë zvicerane. Teksa hetimet po zhvilloheshin lidhur me dosjen e tij, togat e zeza vendosën që ta linin në masë sigurie “arrest në shtëpi”, por duket se i kishin bërë “llogaritë” keq.

Taullau nuk ka respektuar vendimin e gjykatës por ka zgjedhur që të arratiset dhe të kthehet në Shqipëri. Megjithatë ai u dënua në mungesë. Ai u arrestua në shtator të këtij viti në Maqedoni, ndërsa mbi të rëndonte edhe dënimi në Zvicër.

Familja Taullau në Lushnjë, njihet si rivale e bandës së Aldo Bares. Vëllai i tij, Baki Taullau u vra në vitin 2005, ndërsa Saimiri ka qënë gjithmonë në ‘shënjestër’. Jo më larg se dy vite më parë ndaj tij u organizua një atentat, por ia doli që të shpëtonte me plagë të lehta.

Taullau është një person i dënuar disa herë në Shqipëri dhe ka qënë pjesë e ‘kokave’ të krimit në Shqipëri

Aldo Bare Saimir Taullau
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.